Joao Felix, afër qëndrimit tek Atletico

Joao Felix, afër qëndrimit tek Atletico

Në kohët e fundit Joao Felix ka rezultuar një ndër emrat më të përfolur per tu larguar nga Atletico Madridi .

Portugezi vijon të pretendohet nga Paris St Germain dhe në ‘’ Parque de Prince ‘’ besojnë se mund të jetë zëvëndësuesi i Neymar Juniorit.

Gjithsesi drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ gjatë kësaj kohe janë munduar ta rikthejnë këtë situatë në favorin e tyre dhe duket se spanjollët mund ta arrijnë objektivin .

S’duhet anashkaluar as interesi i Manchester United për 23 vjeçarin , pasi largimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka lënë një boshllëk në ofensivë pasi eksperienca e dytë e ‘’ Cr7 ‘’ në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk i përmbushi pritshmëritë e teknikut Erik Ten Hag .

 ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ fatkeqësisht u ndeshën me refuzimin e kryeqytetasve në lidhje me ofertën e cila përmbante formulën e huazimit deri në fundin e sezonit kundrejt 4 milionë eurove pasi pretendonin 12 milionë euro për arritjen e këtij akordi.

Një shifër e tillë konsiderohet e majme pasi flitet vetëm për një periudhë gjashtë mujore dhe zgjidhja e vetme do të ishte përfshirja e një klauzole për blerjen përfundimtare të kartonit të ishi-t të Benfikës.

Në këtë moment Atletico Madridit i nevojiten lojtarët cilësorë, sidomos pas fillimit jo të mirë të sezonit të djemve të Cholo Simeones , i reflektuar në eleminimin nga grupet e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy