Mehmeti: Fitorja me Partizanin, më e bukura te Dinamo, te jemi me këmbë në tokë

Mehmeti: Fitorja me Partizanin, më e bukura te Dinamo, te jemi me këmbë në tokë

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores në derbi me Partizanin.

Mehmeti deklaroi se kjo është fitorja më e bukur dhe më e rëndësishme, nga koha kur drejton Dinamon.

Megjithatë ai shtoi se skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë dhe të shikojë ndeshjen e radhës.

Kur vjen fitorja ndaj një kundërshtari si Partizani, jam shumë i kënaqur. Treguam grintën e duhur dhe vazhdimësi në lojë. U përballëm si të barabartë me Partizanin, në situata të caktuara ishim dominantë. Duhet të jemi në ekuilibër. Të punojmë fort dhe lojtarët të kenë besim te vetja. Ekipi të mos mendojë më gjatë se ndeshja e radhës.

A është fitorja më e rëndësishme dhe më e bukur që kur drejtoj Dinamon? Po është, pasi vjen në derbi. I falënderoj lojtarët për gjithë këto kohë, që mbajtën presionin. Treguan personalitet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të kemi vazhdimësi dhe të jemi me këmbë në tokë.

Lojtarët kanë rritur besimin dhe sot treguan karakter. Më parë shënonin dhe pësonim, ndërsa sot ia dolëm të përmbysin rezultatin. Vështirësia sapo ka filluar. Nuk e mendoj fare “Final 4”, por duhet të ulim kokën dhe të fokusohemi te ndeshja me Laçin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy