Ylli i Colon në radarët e gjigandëve

Ylli i Colon në radarët e gjigandëve

Talentët në Argjentinë shquhen për sukseset në një moshë fare të re dhe i tillë është edhe ai i Colon Santa Fe .

19 vjeçari Facundo Farias  po paraqitet shkëlqyeshëm në kampionatin vendas dhe tashmë kanë filluar trokitjet e para në derën e tij nga ekipet e elitës.

  Pas Boca Juniors , River Plates dhe Atletico Madridit,  sipas ‘As ‘ interesi është zgjeruar  me Romën , Sassuolon, Udinesen , Paris St Germain dhe  Manchester United, fakt që tregon se shumë shpejt e ardhmja e tij mund të ketë një tjetër histori , pikërisht gjatë merkatos së verës.  

18 sfida dhe 4 gola , të shoqëruara këto nga një nivel mbresëlënës në një kampionat i cili për hir të së vërtetës ka një koefiçent të lartë vështirësie , e lartësojnë figurën e Facundo Farias dhe nga ana tjetër entuziazmojnë drejtuesit e Colon sepse do të mbushnin arkat me shitjen e perlës nga Santa Fe .

Tashmë përqëndrimi është maksimal sepse ofertat me siguri nuk do të mungojnë dhe parashikohet se vijimësia e këtij lojtari do të ketë nga mbrapa një punë më intensive me objektivin e provës së një eksperience të re në kontinentin e vjetër , ëndërra e çdo talenti, sidomos në Amerikën Latine sepse për to mbetet toka e premtuar që të siguron një të ardhme ndryshe si në aspektin kualitativ ashtu edhe në atë ekonomik.

 Lufta do të jetë shumë interesante por duhet shtuar këtu se prioriteti i Facundo Farias do të jetë sigurisht garancia e sa më shumë minutave për të vijuar progresin dhe akumulimin e pikëve për të provuar një futboll ndryshe  e pse jo mos të jetë një ndër surprizat e të ardhmes në kampionatet më prestigjoze të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy