Manchester United, interes për Rafael Leaon

Manchester United, interes për Rafael Leaon

Në çdo merkato verore Rafael Leao ka rezultuar një ndër lojtarët më të pretenduar.

Portugezi mbetet shumë i rëndësishëm tek Milani si dhe tek kombëtarja, për të cilin po lufton Manchester United.

 Kur flasim për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ vlen të theksohet se mbeten një ndër më të pasurit në botë, fakt që e avantazhon gjatë kësaj periudhe. 

Por, 27 vjeçari ka rezultuar determinant tek kuqezinjtë të cilët gjithsesi janë të hapur për negociata duke nisur nga 60 milionë euro.

 Ishi i Lilles mund të aktivizohet edhe në qendër të ofensivës por edhe si  ekstrem, i cili është shumë teknik, i shpejtë dhe i aftë për të vënë në rrezik çdo rival. 

Të qënit në këtë nivel automatikisht e shton imprenjimin e krerëve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues me objektivin e arritjes së marrëveshjes. 

Ndër vite Manchester United e ka treguar se mund të sfidoje cilindo rival, duke patur parasysh edhe historinë e gjatë të suksesit pavarësisht ulje-ngritjeve. 

Rikthimi në Champions League e ka lartësuar emrin e Michael Carrick dhe ky hap pritet të shoqërohet me një merkato tejet cilësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy