
Vllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e mërkurë, siç është ajo ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e Kupës.
Sfida e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në ndeshjen e kthimit shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të arritur finalen.
Për fitore, Vllaznia e ka të qartë që duhet edhe mbështetja e tifozëve. Për këtë arsye klubi kuqeblu, ka vendosur të ulë çmimet e biletave.
Biletat variojnë nga 100 lekë të reja në 1500 lekë të reja. Tribuna C do të kushtojë 100 lekë të reja, i njëjti çmim do të jetë edhe për tribunën E ku do të inkuadrohen tifozët e Partizanit.
Tribuna D do të kushtojë 200 lekë të reja. Tribuna A dhe B do të kushtojë 1000 lekë dhe Tribuna VIP, 1500 lekë të reja. Hyrja për femrat do të jetë falas.



