“Adios” Real Madrid. Pepe, kontratë me Inter (VIDEO)

“Adios” Real Madrid. Pepe, kontratë me Inter (VIDEO)

Mbrojtësi portugez i Real Madrid, duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të luaj në kampionatin Italian me ekipin e Inter. Madrilenët kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën, futbollistit pas 10 vitesh bashkëpunim.

Ekipi italian i Inter ka bërë një nga goditjet më të rëndësishme në repartin e mbrojtjes. Zikaltërit kanë firmosur një kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e real madrid Pepe. Madrilenet kane vendosur të mos i rinovojnë portugezit kontratën që i skadon në fund të sezoni.

Sipas kontratës, Pepe do të përfitojë një page prej 2 milion eurosh ne sezon plus bonuse. Palët kanë arritur marrëveshjen në takimini përfundimtar që është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Montekarlo, mes Piero Ausilio dhe menaxherit të lojtarit portugez, Jorge Mendes.

Tashmë pritet edhe “OK” përfundimtar i presidentit zikaltër Zhang, që do të hedhë firmën mbi kontratë, një transferim me parametër zero për Interin, që nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë për afrimin e lojtarit. Pepe do të bëhet pjesë e inter dhe e kampionatit italian pas 10 vitesh me bluzën e merengues.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy