Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka përcaktuar grupet e sezonit 2020/21 të Champions League.
Veçojmë përballjet në grupin A, Bayern dhe Atletico Madrid, në grupin B Interi do të ketë si rival Real Madrid, kurse Juventus dhe Barcelona do të rivalizojnë në grupin G.
Grupi G do të jetë edhe më interesanti jo vetëm për të gjithë botën e futbollit por veçanërisht dhe për shqiptarët pasi përveç Ronaldos dhe Messi do të jetë pjesë dhe Myrto Uzuni me Ferencvarosh.
Gjithashtu gjatë shortit janë shpallur dhe lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Sulmuesi më i mirë ishte Lewandowski, për mesfushën u shpall De Bruyne ndërsa në mbrojte Kimmich.



