Legjenda e shahut Garry Kasparov, 57-vjeç, do të ndeshet me kampionin në fuqi, Magnus Carlsen dhe me 10 lojtarë të tjerë në “Përballjen e Kampionëve”, të organizuar nga ST Louis në datat 11-13 shtator.
Kjo do të jetë një përplasje historike, edhe pse është vetëm një lojë shahu në internet. Dy kampionët e botës, të konsideruar si lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, janë përballur me njëri-tjetrin vetëm një herë.
Ishte një lojë e shpejtë dhe emocionuese që u zhvillua në vitin 2004 në Reykjavik, kur Carlsen ishte në moshën 13-vjeçare dhe Kasparov 41-vjeç, një vit para se të tërhiqej zyrtarisht.
Carlsen, kuptohet nervoz, u mund në ndeshjen e parë dhe të dytë, ishte në presion dhe i tërhequr në të tretën.
Ka më shumë histori mes dy ikonave të shahut modern. Në verën e viti 2009, rusi për pak kohë u bë trajneri i norvegjezit, por për shak të një përplasjeje personaliteti mes qëndrimit të qetë të Carlsen dhe impulsivitetit të Kasparov ata shumë shpejt u ndanë. Në atë kohë, të dy ata, zhvilluan disa ndeshje të shpejta me shumë rivalitet. Ndërsa, Carlsen u shpreh: Asnjëri prej nesh nuk pëlqen të humbasë, veçanërisht ai.
Që nga viti 2017, kampioni botëror 1985-2000 ka marrë pjesë vetëm në disa lojëra, duke përdorur FischerRandom, i njohur gjithashtu si Chess960 ose Chess9LX, ku kompjuteri realizon një lëvizje të rastësishme.
Përveç Kasparov dhe Carlsen në kampionat do të marrin pjesë numri dy i botës, Fabiano Caruana, i cili mposhti Kasparov 5-1 në vitin 2019, kampioni amerikan, Hikaru Nakamura, ndeshja e të cilit me Carlsen javën e kalur tërhoqi rekord audience dhe Alireza Firouzja, 17 vjeç, të cilin Kasparov nuk e ka takuar kurrë.



