
Ndonëse kanë edhe një ndeshje të fundit për të luajtur në kampionat, te Interi kanë filluar të mendojnë për merkaton.
Një nga repartet ku ziklatërit kanë shfaqur probleme këtë sezon, ka qenë mesfusha, ku me mungesën e Brozovic në disa ndeshje, e kishin të vështirë të dilnin në sulm.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë nisur sulmin për të gjetur një lojtar për repartin e mesfushës. Mësohet se lojtari që po ndiqet nga Interi, është mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan.
Ky i fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Roma, por në verë mund të ndryshojë skuadër për të kaluar në Milano.



