Tahiri: Teuta më e fokusuar se skuadrat e tjera te Kupa

Tahiri: Teuta më e fokusuar se skuadrat e tjera te Kupa

Ish-lojtari, Ermal Tahiri, u shpreh se Teuta është skuadra që është më e fokusuar te Kupa, për të arritur Europën.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai analizoi se durrsakët për shkak se janë larg Europës në kampionat, fokusin e kanë në Kupë, aty ku shorti në gjysmëfinale e vendosi përballë Laccit.

Zjarri i kampionatit nuk është lart, por është poshtë, ato ia japin zjarrin kampionatit. Duke parë situatën e skuadrave të fundit, do e bëjnë më të vështirë për ekipet sipër. Partizani është shumë afër Europës edhe nga kampionati. Me formën që po kalojnë, janë afër. Teuta në anën defensive po rregullohet.

Të shikojmë çfarë do tregojnë para ndeshjes me Laçin. E rëndësishme është që Teuta i ka objektivat e qarta, për të shkuar dhe për ta marrë Kupën, për Europën. Teuta matematikisht është në lojë për Europën nga kampionati, por e ka më të vështirë se Partizani. Durrsakët mendoj se do jetë më e fokusuar te Kupa se skuadrat e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy