Cassano: Inzaghi nuk është për Interin. Lë Asllanin në stol dhe  bën zëvendësime të njëjta

Cassano: Inzaghi nuk është për Interin. Lë Asllanin në stol dhe bën zëvendësime të njëjta

Ish-lojtari Antonio Cassani, ka sulmuar trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, duke thënë se nuk është për zikaltërit, ndërsa rendit edhe arsyet.

Sipas tij, tekniku zikaltër, një vit më parë largoi Sanchezin, ndërsa tani e rikthen sërish dhe më tej shton se zgjodhi Lukakun para Dybalas.

Cassano deklaroi gjithashtu në “Bobo TV”, se Inzaghi bën ndërrime të njëjta dhe nuk e aktivizon mesfushorin Asllanin, për të cilin është bërë një investim i rëndësishëm.

Duhet të themi se Inzaghi e la të lirë Sanchezin dhe e largoi e tani e ka rikthyer. Interi bëri një investim super të rëndësishëm tek Asllani, dy ndeshje dhe zero minuta ndërsa vitin e kaluar luajtën vetëm dy lojtarë dhe Inzaghi nuk e sheh.

Duhet thënë se Inzaghi ka shtyrë për të nënshkruar me Lukakun dhe jo Dybalan vitin e kaluar. Ka diçka që më shpëtoi: vazhdoj ta them pas dy ndeshjeve të para të mrekullueshme se Inzaghi nuk është trajner për Interin dhe nuk është përmirësuar. Mua më mërzit sepse bën gjithmonë ndryshimet e zakonshme.

Kujtojmë se në dy ndeshjet e para të Interit në kampionat, Kristjan Asllani nuk është aktivizuar asnjë minutë, duke qëndruar gjatë gjithë takimit në stol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy