
Si në çdo merkato, prioriteti për Paris St Germain mbetet transferimi i lojtarëve cilësorë të cilët kanë lënë shenjë në skuadrat respektive në të kaluarën .
‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë ta ndjekin këtë ideologji sepse çdo sezon e fillojnë me shpresa të rinovuara drejt fitimit të Uefa Champions Leagues.
Kampionët në fuqi të Ligue 1 janë fokusuar tek prapavija me objektiv Milan Skriniar.
Sllovaku prej pesë vitesh vijon të jetë një ndër shtyllat e mbrojtjes zikaltër të cilët pretendojnë 70 milionë euro për 27 vjeçarin dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ , francezët kanë ofruar 60 milionë euro , e pamjaftueshme për të bindur drejtuesit nga Milano.
Situata e ndërlikuar tek ish fituesit e Scudettos ia mban të ndezura shpresat Paris St Germain për ishi-n e Sampdorias, lojtar që e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit, fakt që evidenton se kjo verë konsiderohet shumë e rëndësishme për italianët për ti mbushur arkat me largimin e sllovakut dhe ta evitojnë atë pas një viti me parametër zero .
Nasser Al Khelaifi vijon të punojë fort sepse beson ende se Parisi i tij do ta fitojë Champions Leaguen shumë shpejt dhe detyrim për të është firmosja me lojtarët më cilësorë në qarkullim për ti krijuar ambjentin e përshtatshëm Mauricio Pochettinos për të tentuar përsëri arritjen e këtij objektivi shumë të rëndësishëm për gjigandet e Ligue 1.



