Atletico nuk e harron Oyarzabal

Atletico nuk e harron Oyarzabal

Mesfushori Mikel Oyarzabal është duke shijuar momente  të shkëlqyera në karrierë . Ylli i Real Sociedad ka arritur në atë stad sa që të konsiderohet ndër më të mirët jo vetëm në La Liga por edhe në mbarë Europën duke e bërë shumë krenar trainerin Imanol Alguacil dhe të gjithë tifozerinë e zjarrtë të ‘’ Txuriurdines ‘’.

 Menjëherë për shërbimet e 24 vjeçarit ka treguar interes Atletico Madridi sepse Diego Simeone kërkon ti shtojë një tjetër element efikas mesfushës për ta bërë më  solide dhe efektive në vijimësi  .  

Megjithatë  për Imanol Alguacil  prezenca e Mikel Oyarzabal në 11- she është shumë e rëndësishme sepse me eksperiencën e fituar ka ditur të përfaqësohet ashtu siç duhet në La Liga dhe Uefa Europa League . 

Traineri spanjoll ka ditur të formojë një skuadër shumë simpatike të denjë për të bërë më të mirën dhe natyrisht elementët përbërës kanë filluar të bëhen pjesë e skuadrave të njohura . 

10 ndeshjet e para të sezonit flasin me superlativa për Mikel Oyarzabal sepse e ka përforcuar  pozicionin e tij tek bardheblutë dhe e ka justifikuar besimin e  Imanol Alguacil me 6 gola në 10 ndeshje  duke i rritur kreditet për të ndryshuar rrugëtimin e karrierës .  

 ‘’ El Cholo ‘’ është i bindur për cilësitë e tij dhe ëndërron transferimin e  spanjollit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , aty ku do të gjente një skuadër tepër kompetitive e gatshme për të luftuar për trofe të rëndësishëm në çdo sezon .

 Ky rast interpretohet gjithashtu si qershia mbi tortë për vijimin e karrierës dhe ashtu siç e kanë treguar vitet e kaluara , situata të tilla janë të vështira që të përsëriten për faktin se bota e futbollit është e mbushur me talentë të cilët në një moment apo një tjetër shfaqen papritur dhe impresionojnë në terrenet e gjelbërta .

 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy