
Vështirësitë e hasura gjatë eksperiencës tek Manchester United e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Joshua Zirkzee tek kjo skuadër.
Hollandezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk tolerohen situata të tilla.
Me vetëm 1 gol dhe 2 asiste në 16 sfida sigurisht sulmuesi nuk ka mundur të justifikojë investimin e presidencës së 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe vijimi në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk është i garantuar.
Megjithatë, është një ekip me shumë emër i cili ka ndezur motorrët për 23 vjeçarin dhe bëhet fjalë për Milanin.
Traineri i kuqezinjve Paulo Fonseca e preferon ishi-n e Bolognas, cilësitë e të cilit janë të padiskutueshme dhe mund të rezultojë një vlerë e shtuar në metrat e fundit.
Shtatë herë kampionët e Champions Leagues natyrisht prej kohësh synojnë të rikthehen tek titujt dhe rivaliteti i ashpër në çdo kompeticion të detyron të zhvillosh një merkato shumë cilësore.
Sezoni aktual i Milanit në Serinë A mund të konsiderohet larg pritshmërive deri në këtë stad ndërsa në kompeticionin më prestigjoz europian për klube i mbeten edhe tre sfida për të luajtur.



