Zyrtare, Jorgo Pëllumbi prezantohet te Kukësi

Zyrtare, Jorgo Pëllumbi prezantohet te Kukësi

Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit, ashtu siç e kishte njoftuar MCN pak ditë më parë. Klubi verilindor, ka njoftuar ditën e sotme, firmën me korçarin, deri në fund të sezonit në formën e huazimit nga kroatët e Varazdin.

Pëllumbi, i cili është edhe kapiten i Shpresave, e njeh mirë kampionatin shqiptar, për shkak se para kalimit në Kroaci, kishte shkëlqyer me Skënderbeun.

Përveç Kukësit, në Shqipëri interes për mbrojtësin kishin shfaqur edhe Vllaznia, Teuta e Dinamo, por në fund verilindorët arritën një marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Varazdin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy