Premier League/ Manchester United e nis me humbje, katër gola në Leicester-Brentford

Premier League/ Manchester United e nis me humbje, katër gola në Leicester-Brentford

Manchester United e ka nisur me humbje sezonin 2022-2023 në Premier League. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi nga Brighton me rezultatin 2-1.

Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, United tentoi të reagojë, por nuk shënoi më shumë se një gol. Debutim aspak i mirë në Premier League për trajnerin Ten Hag, i cili ka shumë probleme për të rregulluar në skuadër.

Ndeshja tjetër, Licester-Brentford u mbyll në barazim 2-2, me portierin Strakosha që nuk e bëri dot debutimin te miqtë, pasi qëndroi në stol për 90 minuta.

Brentford arriti të rikuperojë disavantazhin prej dy golash, duke marrë një pikë në transfertë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy