Janë luajtur në orën 13:45 katër nga pesë ndeshjet e javës së 15 të Superligës, me Vllazninë e cila vijon të marshojë me hapa të sigurtë edhe pse mori një fitore me zemër në dorë. Shkodranët arritën të realizojnë në minutën e 95 kundër Bylisit me Ardit Hoxhajn, duke marrë një tre pikësh me rezultatin 0-1.
Ndërkohë Kukësi ka ndalur hemoragjinë e humbjeve pasi sot ia ka dalë 1-3 kundër Apolonisë, ndërsa edhe Teuta ka bërë detyrën kundër Kastriotit. Skuadra durrsake fitoi 0-1.
Sakaq takimi tjetër mes Laçit dhe Skënderbeut është ndarë me shifrat 1-1.



