Talenti i Kombëtares U-21, Arbnor Muçolli, vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Danimarkë, aty ku është pjesë e Vejle. Mesfushori shqiptar, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen që skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Lyngby.
Muçolli shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 25-të, por nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren Vejles. Ky është goli i katërt sezonal për 21-vjeçarin, i cili ndonëse është mesfushor, shpesh herë bën mirë edhe përpara me gola vendimtarë.
Pas 32 javëve kampionat, Vejle e sheh veten në vendin e 10-të në kampionat, teksa ka siguruar matematikisht mbijetesën.



