Milani në sulm për Fabian Ruiz

Milani në sulm për Fabian Ruiz

Rivaliteti me Paris St Germain dhe disa ekipe të elitës për Renato Sanchezin ka filluar ta shqetësojë dukshëm Milanin , drejtuesit e të cilit janë të ndërgjegjshëm për potencialin e francezëve .

Kuqezinjve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shikojnë përpara dhe kanë deklaruar objektivin për mesfushën .

Fabian Ruiz, falë paraqitjeve të shkëlqyera tek Napoli ka fituar respektin e Stefano Piolit për një të ardhme në ‘’ San Siro ‘’ por në këtë histori ‘’ Djalli ‘’ s’do ta ketë aspak të lehtë sepse spanjolli pretendohet prej kohësh edhe nga Real Madridi, Barcelona dhe Real Madridi.

Italianët e kanë ndjekur prej shumë sezonesh 26 vjeçarin i cili konsiderohet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ‘’ Il Partenopei ‘’ por parashikohet se do të jetë një çështje e vështirë për tu zgjidhur sepse flitet për përforcimin e një rivali direkt të bardhekaltërve në Serinë A.

Për më tepër ishi i Real Betis ndër vite është konsideruar ndër më të mirët e kampionatit italian dhe një arsye më tepër për të përfituar shërbimet e tij është se e përfundon kontratën me Napolin në 2023-shin dhe për ‘’ Azurrët ‘’ merkatoja aktuale konsiderohet një shans shumë i mirë për të mbushur arkat dhe të evitojnë largimin e Fabian Ruiz me parametra zero në vijuesen. 

Milani ka një detyrë të vështirë përpara sepse do ti duhet të mbrojë titullin e fituar në Serinë A pa e anashkaluar vëmëndjen nga Champions League , turne në të cilin numëron gjashtë trofe të fituar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy