
Duke patur parasysh se Luka Modric është drejt varjes së këpucëve në gozhdë , Real Madridi prej kohësh po monitoron disa talentë në Europë , të cilët mund ta zëvëndësojnë kroatin në një të ardhme të afërt .
Ai i Lilles Lovro Majer vijon të mbetet prioritet për ‘’ Galaktikët ‘’ , për të cilin mendohet se do të jetë ndër më cilësorët në vijimësi.
Atletico Madridi dhe Bayern Munchen janë rivalët e kryeqytetasve për 24 vjeçarin dhe natyrisht për francezët do të jetë një shans që s'duhet humbur për mbushjen e arkave.
‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe bavarezët mund t'ia ndërlikojnë paksa objektivin madrilenëve por s’duhet harruar se janë të avantazhuar për arsye të aktualitetit dhe sigurisht të qënit një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit, fakt i mjaftueshëm për ti bindur të preferuarit e Carlo Ancelottit për të zbarkuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Kur flitet për ‘’ Los Merengues ‘’ çdo ekip i elitës është seriozisht i kërcënuar dhe një lojtar si Lovro Majer mund të jetë një ndër transferimet më interesante të madrilenëve në merkaton vijuese.



