James Rodriguez, firmos për Rayo Vallecanon

James Rodriguez, firmos për Rayo Vallecanon

Më në fund e ardhmja e James Rodriguez ka marrë zgjidhje.

33 vjeçari, një ndër më të mirët e Kupës së Amerikës ka vendosur për tu rikthyer në La Liga, në një kampionat të cilin e njeh mjaft mirë.

Pas përfundimit të këtij evenimenti, mesfushori u pretendua nga disa ekipe, përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Amerikën por vendosi për kontinentin e vjetër.

Pas përfundimit të kontratës me Sao Paolon fantazisti nga Kukuta ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Europë , e cila shumë shpejt iu plotësua.

Pas një karrierë të suksesshme, e reflektuar me faktin e të qënit pjesë e disa ekipeve të elitës europiane, James Rodriguez do të provojë veten tek Rayo Vallecano, i cili ka fituar shumë tituj të rëndësishëm, plot 24 në aspektin kolektiv dhe dy në atë individual, pikërisht në Botërorin e 2014-tës, ku fitoi ‘’ Këpucën e Artë ‘’, me 6 gola të shënuar.

Gjithashtu ia vlen të përmenden edhe dy kampionatet e fituara me Real Madridin, dy me Bayern Munchenin, tre me Porton, një me Banfield dhe Kupën e Brazilit me Sao Paolon, si dhe dy Champions League me ‘’ Galaktikët ‘’ dhe një Europa League me portugezët.

Në ‘’ Las Vallecas ‘’ ishi i Everton do të gjejë mbështetjen e bashkpatriotit Radamel Falcao Garcia, i cili e këshilloi në marrjen e këtij vendimi.

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy