
Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Laçit iu mohua një penallti në barazimin pa gola ndaj skuadrës malaeze të Iskra.
Sipas Pregjës, në minutën e 65-të, arbitri duhet të kishte akorduar 11-metërsh për kurbinasit, për ndërhyrjen ndaj Guindo, si dhe duhej ndëshkuar futbollisti kundërshtar.
Laçi pretendoi në minutën e 32-të për penallti, për prekje të topit me dorë nga një lojtar i Iskra. Megjithatë në mendimin tim nuk kemi të bëjmë me penallti, sepse lojtari me numrin 6, është me shpinë, nuk ka lëvizur krahun, nuk tenton të hapë dorën për të penguar topin. Për këtë rast nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.
Në momentin e 65-të, është rasti tjetër, kur Guindo, pengohet, frenohet, duket qartë rasti dhe lojtari i Iskra duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Lojtari i Iskra e ka mbajtur dhe nuk lufton për topin. Përveç penalltisë për Laçin, duhej dhënë edhe karton për mbrojtësin. Pozicioni i Guindo është i rregullt.



