
Në vitet e fundit Heung Min Son ka rezultuar një ndër më të mirët e Tottenham Hotspurit.
Koreano-jugori i ka dhënë shumë avantazhe ofensivës së ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, i cili e përfundon kontratën në qershorin vijues.
Përpara këtij fakti, drejtuesit e londinezëve kanë filluar ti lëvizin gurët për t’ia rinovuar kontratën, duke qenë se është një lojtar i domosdoshëm në skemat e Ange Postecoglou.
Me mbi 415 sfida, 165 gola dhe 87 asiste gjatë dhjetë viteve në ‘’ White Hart Lane ‘’, 32 vjeçari e ka konsoliduar veten si një emblemë tek Tottenham Hotspuri dhe si një ndër më të mirët e Premier Leagues.
Shpejtësia, kapaciteti në duelet një kundra dhe fakti i të qënit determinant në momente të rëndësishme sigurisht gjithmonë e kanë klasifikuar si një referent, të cilin e kanë pretenduar disa klube me emër së fundmi.
Tifozeria e zjarrtë e ‘’ The Spursave ‘’ shpreson që marrëveshja të arrihet me sukses sepse Heung Min Son është një vlerë e shtuar në metrat e fundit tek skuadra e zemrës.
Në sezonin aktual ylli i Tottenham Hotspurit ka shënuar 3 gola në 11 sfida dhe paraqitjet dinjitoze natyrisht ja kanë rritur vlerën e kartonit me kalimin e kohës.



