
Pas interesit të Barcelonës dhe Real Madridit , klubi i Palmeirasit ka filluar ta mendojë seriozisht largimin e Endrick nga Brazili.
Me vetëm 15 vite mbi supe , sulmuesi i talentuar ka mahnitur në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie dhe më e rëndësishmja e kësaj historie është se në ditët e fundit zërat brenda klubit e kanë përgënjeshtruar klauzolën prej 100 milionë eurosh të përcaktuar nga brazilianët .
Megjithatë problemi në këtë histori është se Endrick nuk mund të udhëtojë drejt tokës së premtuar pa mbushur 18 vjeç dhe duhet detyrimisht të qëndrojë i huazuar tek Palmeiras .
Duke qenë se klubet me emër akoma nuk e kanë marrë plotësisht veten nga demët e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, një operacion i tillë etiketohet si shumë i rrezikshëm sepse futbolli në Europë ka një specifikë ndryshe pavarësisht se Endrick është një talent i rrallë në sportin më të ndjekur në planet.
Gjithçka mbetet e hapur dhe ndoshta do të duhet edhe pak kohë për të krijuar një ide më të qartë rreth këtij lojtari që ka impresionuar disa klube të famshëm dhe Palmeiras vijon të jetë shumë i vëmëndshëm sepse interesi i tyre përkthehet në një shifër të konsiderueshme që do të fuqizojë arkat dhe njëkohësisht mund të rezultojë një histori shumë e suksesshme për Endrick .



