
Me kalimin e viteve Victor Osimhen ka ditur të përfshihet në rangun e më të mirëve në Europë.
Si fillim nigeriani la gjurmë tek Napoli dhe tashmë tek Galatasaray.
Edhe në sezonin e dytë tek turqit afrikani ka demostruar potencialin në metrat e fundit dhe tanimë është shëndërruar në objektivin e Barcelonës.
27 vjeçari konsiderohet ideali nga traineri Hansi Flick, shumë i fuqishëm fizikisht, shtatlartë dhe i sikletshëm për rivalët.
Eksperienca në çdo kompeticion ia rrit ndjeshëm vlerat dhe konsiderohet ideal për një ekip elite.
Një transferim në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk përjashtohet, për të cilin duhet kujtuar se numëron 18 gola në 26 sfida me Galatasaray-n deri më tani.
Por dihet se arritja e marrëveshjes do ti kushtojë shtrenjtë Joan Laportas duke qenë se presidenti Dursun Ozbek pretendon të arkëtojë afro 100 milionë euro për golashënuesin.
Në sajë të kontributit të deritanishëm dhe faktit se është një sulmues elite kjo shifër konsiderohet mëse e justifikuar.
Mbetet për tu parë se si do të reagojë Joan Laporta i cili do ta thotë fjalën e fundit.



