Është mbajtur në Britani Maratona e Londrës 2018 ku kanë marrë pjesë rreth 40,000 persona, ndërsa 750,000 të tjerë kanë qëndruar në rrugë duke treguar mbështetjen e tyre.
Atleti i famshëm britanik MO FARAH në ‘Maratonën e Londrës’ humbi shishen e uijt, ndërsa përpiqej ta gjente teksa nxitonte në pistë.
Britaniku u shfaq i mërzitur pasi zyrtarët e maratonës nuk e ndihmuan për t’i sjellë një shishe tjetër uji. Vihet re se Farah rrezikonte të humbiste fokusin e tij dhe të humbte garën. Ai përfundimisht mori një shishe të re që i nevojitej me patjetër, pasi qëndroi prapa grupit, të cilët po konkurronin me ritëm rekord prej 45 minutash.
Kjo është cilësuar si maratona në ditën më të nxehtë ku temperaturat kanë arritur deri në 23 gradë c.
Organizatorët kanë vendosur që të shtojnë sasitë e shisheve me ujë, stacione akulli dhe dush përgjatë rrugës 26.2 milje për t'i lejuar vrapuesit të qetësohen dhe për të përballuar temperaturat e larta.



