Barcelona , interes për yllin e Corinthians

Barcelona , interes për yllin e Corinthians

Prej kohësh tek Barcelona po punohet intensivisht për përforcimin e reparteve që nuk e kanë bindur Xavi Hernandezin deri në këtë moment.

Jo vetëm në Europë por edhe përtej kontinentit katalanasit ndër vite vijojnë të interesohen për talentët të cilët po spikasin në skuadrat e tyre.

Këtë herë ‘’ Los Cules ‘’ janë ndalur tek Corinthians, ekip në të cilin po befason Gabriel Moscardo.

Drejtori sportiv Deco po analizon performancat e mesfushorit, kartoni i të cilit momentalisht arrin 1.5 milionë eurot por sipas parashikimeve kërkesa e brazilianëve mund ti prekë 20 milionë eurot.

Në kohët e fundit ‘’ Azulgranët ‘’ kanë anashkaluar disa opsione për arsye pamundësie, si përshembull Kimmich, Zubimendi dhe gjithashtu ende nuk janë bindur për Ruben Neves , Amrabat apo Guido Rodriguezin, të cilët vijojnë të shqyrtohen nga kuq e blutë.

Performancat e Oriol Romeut qartësisht kanë lënë për të dëshiruar , duke krijuar një lloj skepticizmi për vijimësinë, tek një ekip, i cili pretendon fitimin e titujve në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy