Tottenham Hotspuri, objektiv tek Bournemouth

Tottenham Hotspuri, objektiv tek Bournemouth

  Paraqitjet shumë të mira në rradhët e Bournemouth, po i japin një tjetër impakt karrierës së Antoine Semenyo.

Sulmuesi po përfaqësohet denjësisht, edhe pse tek kjo skuadër e cila konsiderohet mesatare në Premier League.

Tottenham Hotspuri ka ndezur motorrët për anglezin, një ekip i cili në çdo sezon tenton të përfshihet ndër katër ekipet më të mira të këtij kampionati.

24 vjeçari u transferua nga Bristol City në elitën e futbollit vendas dhe prej dy sezonesh vijon të shfaqë cilësitë e padiskutueshme në metrat e fundit.

Shpejtësia është një ndër elementët që spikat tek Antoine Semenyo, aftësitë e të cilit s’mund të vihen në diskutim.

Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ prej kohësh po tentojnë të gjejnë një zëvëndësues ideal për Harry Kanen, një lojtar i cili la gjurmë në të shkuarën.

Sipas informacioneve të fundit, presidenti Daniel Levy mund të ofrojë deri në 40 milionë euro për ishi-n e  Sunderlandit ndër të tjerë, i cili nëse do të vijojë me këtë ritëm, natyrisht vlera e kartonit do të rritet.

Në aspektin e përgjithshëm Tottenham Hotspuri konsiderohet një rival tejet i sikletshëm, në Angli dhe Europë pasi e ka kapacitetin për të vënë në vështirësi çdo ekip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy