Chelsea ka njoftuar rinovimin e kontratës me Armando Brojën. Sulmuesi i Shqipërisë ka hedhur firmën në kontratën e re deri në vitin 2026.
Në sezonin e fundit, Broja ishte i huazuar te skuadra e Vitesse në Holandë, aty ku zhvilloi paraqitje shumë të mirë, duke realizuar edhe 11 gola, në 34 ndeshje të zhvilluara.
Në këtë situatë, drejtuesit e Chelsea nuk kanë humbur kohë dhe ditën e sotme kanë njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin. Londinezët besojnë te aftësitë e Brojës dhe për këtë arsye i kanë rinovuar kontratën.
Shqiptari shpreson që tashmë t’i jepen dhe më shumë minuta me ekipin e parë, për të treguar veten dhe për të bindur stafin teknik.



