Chelsea shtyn blerjen e Gyokeres

Chelsea shtyn blerjen e Gyokeres

Pavarësisht se sulmuesi Viktor Gyokeres rezultoi një ndër objektivat e merkatos së Chelseat, drejtuesit e kanë shtyrë blerjen e sulmuesit.

Lajmi i publikuar nga ‘’ The Mirror ‘’ sigurisht ka befasuar çdokënd për faktin se statistikat e suedezit vijojnë të jenë impresionuese, i cili në sezonin aktual numeron 20 gola dhe 10 asiste në 24 sfida me Sporting Lisbonën.

Gjithsesi, për nordikun londinezët do të tentojnë përsëri gjatë merkatos së verës, lojtar që preferohet nga Mauricio Pochettino.

Tërheqja e drejtueve ka të bëjë me aspektin ekonomik, me faktin se aktualisht traineri argjentinas e konsideron të zgjidhur problematikën në metrat e fundit, i cili njëkohësisht beson se me potencialin e nxënësve të tij, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të përmirësohen me kalimin e sfidave.

Me performancën e deritanishme 25 vjeçari konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në Europë, i cili mund të vihet nën urdhërat e ishi-t të Tottenham Hotspurit në fundin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy