
Ecuria e Graham Potterit në stolin e Chelseat ka lënë për të dëshiruar gjatë ndeshjeve të fundit dhe e ka vënë seriozisht në rrezik vijimin e eksperiencës në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Ndeshja e kthimit kundër Borussia Dortmundit në Londer do të jetë një ndër finalet për anglezin, i cili nëse nuk e kalon provën ndoshta mund të bëjë gati valixhet në fundin e sezonit.
Kontrata e 47 vjeçarit mbetet në fuqi deri në 30 qershor , i cili duhet domosdoshmërisht të rikthejë situatën në favorin e Chelseat .
Firmosja me ishi-n e Swanseas u mendua se do të ishte një vendim i qëlluar në shenjë por pavarësisht transferimeve të bujshme , ky trainer vijon të hasë shumë probleme , të cilat e kanë larguar Chelsean nga objektivat.
Momentalisht ky ekip renditet i 10-ti në Premier League , fakt i cili e rrezikon seriozisht largimin nga londinezët.



