Sulmuesi francez, Koman që luan me skuadrën e Bajernin e Mynihut, do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të marrë në kavilje. Në ndeshjen e zhvilluar midis Bajernin e Mynihut dhe skuadrës tjetër gjermane Hofenhajm, 22-vjecari Kingslej Komanin duket se e ka mbyllur këtë sezon pasi ka marrë një goditje të fortë nga kundërshtari Niko Shulz, duke i shkaktuar këputjen e ligamenteve të kaviljes së majtë.
Komann mund të kthehet në fushë në fillim të vitit 2019, pasi rikuperimi i dëmtimit pritet të zgjas shumë duke qenë se sulmuesi të njëjti dëmtim e pati pësuar edhe më parë dhe për këtë arsye qëndroi 7 muaj jashtë fushës së lojës duke mos marrë pjesë as në botërorin e rusi 2018.
Pas largimit të Komanin nga fusha, Bajren pavarësisht se në fushë ka figura të mëdha po mendon të zëvendësojë boshllëkun e krijuar. Sipas mediave të huaja emri më i lakmuar për momentin është francezi, Entoni Marsial, që luan me Man. Junajtid. Tashmë bavarezët janë në pritje të përgjigjes nga klubi anglez pas ofertës 68 milionë euro të bërë për lojtarin e skuadrës së Zhoze Murinjos.



