
Gjatë kësaj merkatoje verore parashikohej se Real Madridi do të ishte një ndër protagonistët.
Në fakt historia është përsëritur duke qenë se ‘’ Galaktikët ‘’ pretendojnë në çdo sezon fitimin e titujve.
Me Jose Mourinhon të rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ po jepet maksimumi për të qenë në lartësinë e duhur në këtë periudhë determinante.
‘’ The Special One ‘’ këtë herë ka trokitur në derën e drejtuesve të Comos duke qenë se vlerëson maksimalisht Martin Baturinan.
Mesfushori ishte pjesë e ekipit të Cesc Fabregas në sezonin e shkuar, i kualifikuar për në Champions League.
Gjermani ia shpërbleu besimin në 16 sfida, të shoqëruara me 4 gola dhe 4 asiste dhe një lojë të mrekullueshme.
Nga ekspertët 23 vjeçari krahasohet me Luka Modriç, një legjendë e ‘’ Los Blancos ‘’ dhe gjithashtu kombëtares ‘’ Trikolor ‘’.
Vlera e kartonit të ishi-t të Dinamo Zagreb tashmë i tejkalon 50 milionë eurot, ç’ka do të thotë se progresi i bërë është evident.
Me vetëm 23 vite mbi supe të pretendohesh nga Real Madridi nënkupton një sukses në karrierë dhe nëse do të vijojë çdo gjë ashtu siç ka nisur ndoshta do të transferohet tek kryeqytetasit.
Deri më tani Martin Baturina ka bindur në Botëror me ish nënkampionët në 2018-tën, një kockë e fortë në çdo kompetiticion.



