
Cristiano Ronaldo, ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, teksa u përfol për një largim të mundshëm nga Manchester United.
Megjithatë, duket se tashmë largimi i Ronaldos, është i pashmangshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, portugezi e ka vendosur dhe në merkaton e janarit do të transferohet diku tjetër.
37-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Ten Hag, madje ky i fundit është shprehur i hapur për të lënë Ronaldon të largohet.
Manchester United nuk do të bëhet pengesë për largimin e portugezit dhe thuhet se kanë vednosur edhe çmimin që kërkojnë për ta lënë të lirë.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e Manchester United, kërkojnë të paktën 12 milionë euro, për të hequr dorë nga shërbimet e Ronaldos.



