
Përpjekjet e njëpasnjëshme të drejtuesve të Juventusit në lidhje me rinovimin e kontratës së Angel Di Marian me shumë gjasa do të rezultojnë të suksesshme.
‘’ El Fideo ‘’ është pranë arritjes së akordit me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ , lajm i bërë i ditur nga e famshmja ‘ As ‘ pavarësisht se italianët mund të ngelin jashtë Europës për sezonin vijues.
Drejtuesit e Rosario Central , ekipit ku sulmuesi filloi karrierën shpresojnë se një ditë ishi i Manchester United do të rikthehet në vendlindje por pavarësisht se pretendohet nga ekipe të famshëm në kontinentin e vjetër , duket se në fund do të buzëqeshë Juventusi.
Fituesi në fuqi i Botërorit të Katarit me “ Albicelestët “ beson se ende mund të jetë përcaktues në futbollin më kompetitiv në botë dhe ku më mirë se tek torinezët, ekip i cili prej shumë vitesh tregoi dominimin absolut në Serinë A , pavarësisht se në dy sezonet e fundit u mposht nga Interi dhe Milani, në një ndër pesë ligat më të rëndësishme.
Deri më tani Angel Di Maria është aktivizuar në 28 sfida , të përmbledhura në 1299 minuta me bardhezinjtë , të shoqëruara me 8 gola dhe 7 asiste, lojtar që ka rikonfirmuar rëndësinë në skemat e strategut Massimilliano Allegri.



