
Bayern Munich u rikthye te fitorja në kampionat dhe këtë e bëri ndaj rivalëve për titullin kampion.
Bavarezët triumfuan 3-0 ndaj Union Berlin, me të tre golat që u shënuan në pjesën e parë.
Fillimish Choupo Moiting zhbllokoi rezultatin në minutën e 31, ndërsa më pas shënuan edhe Coman në minutën e 40-të dhe Musiala në minutën e 45-të.
Me këtë fitore Bayern Munich merr kreun e renditjes me 46 pikë, po aq sa Borussia Dortmund, ndërsa Union Berlin mban vendin e tretë me 43 pikë.



