Barcelona kërkon shitjen e Braithwaite

Barcelona kërkon shitjen e Braithwaite

Me rikthimin në krye të presidencës  për Joan Laportan kohët janë bërë shumë të vrullshme . Objektivi kryesor i spanjollit është ndryshimi  total i fytyrës së kuq e bluve të cilët kanë lënë për të dëshiruar sezonet e fundit .

Megjithatë duke ditur se arkat e ‘’ Blaugranëve ‘’ ende janë shumë të dëmtuara , ndërhyrjet në merkato do të bëhen paralelisht me shitjen e disa lojtarëve për të krijuar financat e nevojshme drejt konkretizimit të kësaj çështje  që konsiderohet jetike për të ardhmen.

Këtë herë theksi është vënë të  Martin Braithwaite , ekperienca e të cilit në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ ka lënë për të dëshiruar.  18 milionë eurot e derdhura në arkat e modestëve të Leganes në merkaton dimërore të 2020-tës kanë mbetur të pajustifikuara nga performanca e uellsianit nën drejtimin e Ronald Koeman dhe sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’  hollandezi ka arritur në një vendim të përbashkët me Joan Laportan për ta shitur gjatë merkatos vijuese  .

Sipas  prestigjozes ‘’ Sport ‘’ rikuperimi disa milionësh do ti shërbente arkave të katalanasve për të iniciuar rrugën e gjatë qe e pret dhe një ndër të preferuarit për repartin e avancuar mbetet bashkombasi Memphis Depay. Një fakt që do ta favorizojë idenë e presidencës së 26 herë kampionevë të Primera Division është shpërthimi i danezit duke e bërë disi më të lehtë shitjen e tij.

 Por duhet të theksohet se Martin Braithwaite nuk është i vetmi sepse momentalisht gjigandët spanjollë disponojnë një listë të gjatë shitjesh për ti hapur rrugë evolucionit të shumëpritur. Statistikat e deritanishme sulmuesit të lindur në Esbjerg janë të konsiderueshme sepse ka shënuar 7 gola në 36 takime dhe është i pergatitur për çdo situate në të ardhmen .

 

 

 

            

 

 

 

               

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy