Humbja e protagonizmit nën drejtimin e Simone Inzaghit e ka vënë ndjeshëm në pikpyetje të ardhmen e Marcelo Brozovic tek Interi.
Kroati vijon të jetë pjesë e planeve të Xavi Hernandezit, i cili duket se po e mendon seriozisht largimin nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Barcelona e vlerëson kontributin e mesfushorit tek zikaltërit i cili për hir të së vërtetës për vite me rradhë ka rezultuar një ndër më të spikaturit .
Për sa i përket italianëve duhet theksuar se vijojnë ta mendojnë shitjen e 30 vjeçarit, për të cilin jo vetëm ‘’ Los Cules ‘’ por edhe Atletico Madridi dhe Manchester United po luftojnë për ta bërë pjesë të tyren.
Largimi i Sergio Busquets sigurisht imponon mbërritjen e një tjetër lojtari në ‘’ Camp Nou ‘’ por kuq e blutë natyrisht do ta kenë të vështirë arritjen e këtij akordi.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.