
Tifozët e Milanit janë organizuar ditën e sotme dhe kanë shkuar në qendrën stërvitore të ekipit. Kore dhe duartrokitje për ekipin e Piolit, për t’i dhënë mbështetjen për sezonin e ri.
Teksa Franck Kessie po kryente stërvitjen e diferencuar, tifozët i kërkuan të rinovojë me skuadrën kuqezi, duke treguar edhe njëherë dashurinë që kanë për të.
Ajo që tërhoqi vëmendjen menjëherë ishte një banderolë e shpalosur për portierin Gianluigi Donnarumma, i cili u larguar nga kuqezinjtë këtë merkato, duke kaluar në Francë te PSG.
“Donnarumma, bastard dhe mosmirënjohës. Ti ta shpif më shumë se Leonardo. Donnarumma: Ne nuk i harrojmë tradhtarët, kujdes kur të kalosh në Milano”, shkruhej në banderolën e tifozëve.



