Milani vazhdon të shtojë lojtarët francezë në skuadër. Pas Olivier Giroud i cili u zyrarizua ditën e djeshme, sot kuqezinjtë kanë prezantuar edhe një mbrojtës.
Fode Ballo-Toure është lojtari më i ri i Milanit. Mbrojtësi i majtë vjen nga Monaco dhe shihet si zëvendësues i mbrojtësit Theo Hernandez. 24-vjeçari është me origjinë nga Senegali, por ka pasaportë franceze.
Italianët për të firmosur me Ballo-Toure kanë paguar te Monaco 4 milionë euro dhe Maldini, i cili edhe vetë ka qenë një mbrojtës, beson shumë te aftësitë e lojtarit.
Në orët e ardhshme Milani pritet të zyrtarizojë edhe afrimin e Brahim Diaz nga Real Madrid, me fantazistin që mbërriti në Itali ditën e djeshme dhe shumë shpejt pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Pioli.



