Objektivat e Manchester United për merkaton

Objektivat e Manchester United për merkaton

Pas fitimit të Carabao Cup dhe klasifikimit për në Champions League në sezonin vijues , tek Manchester United kanë filluar të qarkullojnë emrat të cilët mund të transferohen  në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë verës. 

Erik Ten Hag synon akoma më tepër por sigurisht do të ketë edhe largime nga ‘’ The Red Devilsat ‘’ .

Sipas disa mediave të shquara në Angli , në listën e hollandezit janë dhjetë lojtarë, shtuar edhe  Sabitzer, Weghorts dhe Butland , të cilët do të largohen nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ pasi e kanë përfunduar periudhën e huazimit.

Maguire,  Telles, Bailly, Phil Jones, Tuanzebe, Williams, Fred, Mc Tominay, Henderson dhe Anthony Martial tashmë nuk janë më pjesë e projektit të anglezëve , të cilët synojnë të jenë protagonistë në çdo kompeticion në të ardhmen.

As Wan-Bisaka dhe Jadon Sancho nuk e kanë të sigurtë qëndrimin tek 20 herë kampionët e Premier League, drejtuesit e të cilëve e kanë të qartë se duhet domosdoshmërisht të përforcojnë çdo pozicion të paktën me një lojtar cilësor.

Ndër emrat që kanë qarkulluar së fundmi përfshihen mbrojtësi i Napolit Kim Min- Jae, Declan Rice, Mason Mount dhe Harry Kane.

Pavarësisht se në plan të parë konsiderohen akorde të vështira për tu arrirë për arsye të rëndësisë në klubet respektive, drejtuesit e Manchester United do të provojnë me çdo mënyrë me objektivin e shtimit të titujve në vitrinën e tejmbushur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy