Koulibaly preferon Barcelonën

Koulibaly preferon Barcelonën

  Etapa e Kalidou Koulibaly-t tek Napoli parashikohet se është drejt fundit pasi negociatat ndërmjet senegalezit dhe drejtuesve nuk kanë dhënë akoma rezultate.

Pas derës vijon të qëndrojë Barcelona , skuadër me shumë mundësi për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ qëndërmbrojtësin.

Sipas ‘ CalcioNapoli24 ‘ , 30 vjeçari ia ka bërë me dije drejtuesve të ‘’ Azurrëve ‘’ se dëshiron transferimin në Katalunjë  dhe presidenti Aurelio Di Laurentis tashmë është në pritje të ofertave për ishi-n e Genkut.

Kalidou Koulibaly prej shumë vitesh vijon të konsiderohet një ndër më të mirët e Scudettos por nuk ka arritur më shumë se kaq me italianët dhe për Barcelonën ky vendim është një lajm shumë pozitiv.

Problematikat e ‘’ Los Cules ‘’ në prapavijë janë tentuar të reduktohen me transferimet cilësore gjatë merkatove por fillimisht drejtuesit e spanjollëve duhet të zhvillojnë një mbledhje në ditët vijuese për të përcaktuar buxhetin e merkatos.

Duhet pritur sepse gjithçka do të varet nga oferta e Barcelonës pavarësisht preferencës së Kalidou Koulibaly-t , vendim i drejtë nga ana e ‘’ Il Partenopeit ‘’ për arsye të kontributit disavjeçar të senegalezit.

Edhe mungesa e titujve ndoshta do të ndikojë për largimin e tij nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ sepse prej vitesh nuk po mund të fitojë trofetë e rëndësishëm dhe Barcelona garanton në njëfarë mënyrë thyerjen e akullit nga mbrojtësi potent.  

Spanjollët e kanë asin nën mëngë për arsye të preferencës së protagonistit të historisë , prezenca e të cilit do të ishte një vlerë e shtuar në repartin më të dobët në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy