
Sulmuesi Dusan Vlahovic është shëndërruar në një ndër protagonistët absolutë të merkatos . Serbi me shumë gjasa nuk do të vijojë tek Fiorentina sepse disa ekipe të njohura duan ta largojnë nga ‘’ Artemio Franchi ‘’.
Sinjalet e para i ka dhënë Arsenali , ekip që kërkon të ketë një lojtar që garanton shumë gola gjatë sezonit , fakt që do ti shërbente ‘’ Topchinjve ‘’ për të arritur objektivat .
Me vetëm 21 vite mbi supe , ylli i ‘’ Vjollcëve ‘’ ka shpërthyer duke i treguar të gjithëve se meriton më shumë dhe londinezët kanë menduar t’ia shpërblejnë sakrificat kundrejt një oferte 180 milionë euroshe dhe 18 milionë të tjera do të kalonin në xhepat e Dusan Vlahovic .
Transferimi i mundshëm në ‘’ Emirates ‘’ do të ishte një frymëmarrje për Mikel Artetan sepse mënyra e lojës dhe sidomos arritjet e Dusan Vlahovic me një skuadër të dorës së dytë në Scudetto konsiderohen ideale nga çdo skuadër elite dhe Arsenali po tenton prej vitesh rifutjen në garë për të fituar trofe të rëndësishëm .
18 gola në 22 ndeshjet e këtij sezoni e bëjnë një lojtar nga i cili është e pamundur të hiqet dorë por duhet patur parasysh se kalimi në Premier League tek një skuadër që renditet ndër 4 më të mirat pothuajse në çdo sezon do të kishte vështirësitë e veta edhe pse ai i kaluari rezultoi ndër më të dështuarit për ‘’ The Gunners ‘’ në vitet e fundit sepse nuk arritën të siguronin Europën .
Me lojën e zhvilluar dhe golat e shënuar, ishi i Partizan Beogradit është në momentin perfekt për të bërë zgjedhjen e karrierës dhe Arsenali është një opsion ideal sepse ofron mundësinë e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane .



