
Niveli i shkëlqyer i Paris St Germain në sezonin aktual është pikërisht falë punës së palodhur të Luis Enriques.
Spanjolli është përzgjedhur nga Nasser Al Khelaifi për arsye se beson se mund ti dërgojë kryeqytetasit drejt titullit të Champions Leagues, ëndërra në sirtar e këtij presidenti.
Eksperienca e trainerit asturian është shumë e madhe dhe e ka provuar këtë sukses edhe me Barcelonën në 2015-tën.
Mirëpo, njëkohësisht ‘’ Lucho ‘’ nuk e ka shmangur vëmëndjen edhe nga merkatoja e verës dhe po monitoron disa lojtarë.
Një prej tyre është Emanuel Emegha, determinant tek Strasburgu në këtë sezon. Sulmuesi ka ditur të performojë në lartësinë e Ligue 1, një ndër ligat më të rëndësishme të Europës.
22 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e këtij kampionati dhe drejtuesit e Strasburgut kanë filluar të përveshin mëngët.
Interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ është një lajm shumë i mirë për francezët sepse presidenti nga Katari njihet për ofertat bindëse dhe flitet se kjo marrëveshje mund të arrihet për shifrën e 30 milionë eurove.
11 gola në 23 sfida numëron Emanuel Emegha, i cili mund të vihet nën urdhërat e ishi-t të katalanasve shumë shpejt.



