Fitorja ndaj Laçit, Tahiri: Tirana e vrau ndeshjen me karakter

Fitorja ndaj Laçit, Tahiri: Tirana e vrau ndeshjen me karakter

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, duke folur për fitoren e Tiranës ndaj Laçit, deklaroi se bardheblutë e vranë ndeshjen me karakter.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se Tirana e menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe nuk u vunë në vështirësi.

Tirana e vrau ndeshjen me karakter. Treguan karakter në fushë. U futën për ta fituar, dëshira shumë e madhe, motivimi po ashtu, na fillimi deri në fund. Shënuan gol në minutën e 17-të. Pastaj kishte balancë në volum në lojë, por asnjëherë rrezik te porta në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Tirana ishte më e vendosur. Markonte dhe dublonte shumë mirë. Nuk e di pse Laçi të luajë me topa të gjatë te Shkurtaj, i cili nuk mori asnjë top. Ndoshta ishte në gjendjen më të keqe që e kam parë në kampionat. Të gjitha dyluftimet i fitoi Tirana. U bë goli i dytë, më pas i treti shumë shpejt.

Lojtarët e Tiranës e menaxhuan lojën shumë mirë. Nuk kishin probleme. Nuk u vunë në vështirësi. Tirana në të gjitha ndeshjet, edhe kur humb, është ekipi që edhe me ato lojtarë, ka cilësi, ka dëshirë. Komplimente trajnerit dhe lojtarëve për këtë transfertë kaq të vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy