Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 2 muaj.
Anglezi pësoi një dëmtim muskulor në sfidën ndaj Liverpool, pak ditë më parë dhe tashmë koha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa u mendua fillimisht.
Ka qenë vetë trajneri, Brendan Rogers, që konfirmoi mungesën e Vardy. “Mendojmë se ai mund të mungojë për tetë javë. Shpresojmë që ai të kthehet në muajin mars. Nuk ka nevojë për operim dhe ky është lajmi i mirë nga kjo situatë”, u shpreh Rodgers.



