Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të fundit në Superiore për javën e parë.
Pas 45 minutave, Laçi kryeson ndaj Teutës, falë një goli të shënuar nga Velkoski në minutën e 12-të.
Kurbinasit kishin edhe një mundësi të artë për golin e dytë me anë të një penalltie, por gjuajtja e Mazrekajt u ndal nga portieri Qirko.
Në sfidën tjetër, atë mes Bylisit dhe Kastriotit, nuk ka pasur fitues në pjesën e parë, me asnjërën nga skuadrat që nuk kanë arritur të shënojnë dot.



