Pedraza pretendohet në Serinë A

Pedraza pretendohet në Serinë A

 Duke qenë se është kampioni i ri i Uefa Europa Leagues ,  Villarealit do ti duhet të analizojë mirë lëvizjet e merkatos .  Të besuarit e Unay Emery do të kenë  peshën e fitimit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në një sezon që pritet të jetë spektakolar dhe me shumë të papritura . Por  ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ duhet të tregohet shumë vigjilente në këtë merkato sepse pa dyshim fakti i të qënit kampione i bën komponentët e spanjollëve edhe më të preferuar në kontinentin e vjetër .

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me  Alfonso Pedrazan  për të cilin Interi , Napoli dhe Atalanta  kanë filluar tratativat për ta larguar nga  ‘’ La Ceramica ‘’.  Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2025-sës dhe një vlerë kartoni prej 35 milionë eurosh 25 vjeçari konsiderohet një operacion shumë efektiv duke marrë parasysh elementët cilësi -çmim dhe për më tepër duke njohur  lojën e tij dilet në konkluzionin se përputhet shumë mirë me lojën e skuadrave të lartpërmendura . 

Rritja e nivelit  në sezonet e fundit mund ti favorizonte ndjeshëm pa harruar edhe  faktin se oferta e tyre mund ti  vinte përshtat arkave të Villarealit për ta vënë në dispozicion të fuqizimit të pozicioneve që nuk e kanë bindur Unay Emery-n gjatë sezonit të kaluar pavarësisht se suksesi i spanjollëve do të mbahet mend gjatë për arsye se arritën ti tejkalojnë të gjitha parashikimet . 

Alfonso Pedraza përpos këtij hapi pozitiv  e ka finalizuar sezonin me 44 ndeshje dhe 2 gola por tashmë do ti duhet ti bëjë mirë llogaritë për atë të rradhës sepse bëhet fjalë për tre skuadra tepër kompetitive në Serinë A dhe që janë pjesmarrëse të rregullta në Europë pothuajse në çdo sezon .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy