Dani Olmo, i preferuari i Xavi Hernandezit

Dani Olmo, i preferuari i Xavi Hernandezit

 Rënia e rendimentit tek Leipzigu e ka shëndërruar Dani Olmon në një opsion për mesfushën e Barcelonës.

Xavi Hernandez e vlerëson prej kohësh bashkombasin dhe vijon ta ketë pjesë të listës për merkaton dimërore. 

Pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë e rëndësishme për ‘’ Los Cules ‘’ , pavarësisht eleminimit nga Champions League , të cilëve nuk i ngelet rrugë tjetër veçse të shikojnë përpara.

Spanjollët i njohin me detaje cilësitë e ishi-t të Dinamo Zagrebit i cili i ka shtuar vlerat në mesfushën e Leipzigut dhe sigurisht do të mundohen të shfrytëzojnë të kaluarën e 24 vjeçarit në kategoritë e ‘’ La Masias ‘’ për ta rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Manchester United dhe  Bayern Munchen përbëjnë një lloj pengese për Barcelonën por ndoshta Dani Olmo mund të përfundojë duke degjuar zemrën dhe të bëhet përsëri pjesë e gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm .

Pavarësisht shpenzimit të 200 milionë eurove në merkato , të besuarit e Xavi Hernandezit dështuan në fazën e grupeve të Champions Leagues , fakt që tregon se jo në çdo rast kjo periudhë bën diferencën por e rëndësishme është gjetja e skemave të duhura në varësi të kundërshtarëve për të dalë faqebardhë gjatë ndeshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy