
Napoli feston me fitore titullin kampion në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti, triumfoi minimalisht në shtëpi ndaj Fiorentinës.
Pasi u shpallën zyrtarisht kampionë në transfertën e Udineses, të kaltrit nuk falën në shtëpi, duke festuar titullin me tifozët në shtëpi.
Një goli i shënuar nga Osimhen në minutën e 74-t, i dha fitoren Napolit. Sulmuesi kishte humbur më herët një tjetër 11-metërsh, por këtë herë nuk gaboi.
Një gol mjaftoi për fitoren e Napolit, që më pas nisi festimet me tifozët që kishin mbushur stadiumin për arritjen e madhe, fitimin e titullit të tretë kampion në histori të klubit.



